Tentuan të korruptojnë me pak lekë efektivët e policisë, arrestohen 2 persona në Tiranë

Ka shkuar në 74 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e policisë. Në rrugën "Teg-Sauk", shtetasi F.ZH 51 vjeç pasi është konstatuar duke përdorur celularin në timon ka tentuar të korruptojë policin, ndërsa në rrugën "Ferit Xhajko" shtetasi S.F 37 vjeç pasi u konstatua pa rrip sigurimi, tentoi të korruptonte policin duke i ofruar para. 

Njoftimi i policise Tiranë:

Policia Rrugore Tiranë
Kontrolle të shtuara dhe të dedikuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet.
Shkon në 74 numri i drejtuesve të automjeteve, që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative.

Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore kanë ndaluar:
- në rrugën “Teg-Sauk”, automjetin me drejtues shtetasin F. ZH., 51 vjeç, pasi është konstatuar duke përdorur aparatin celular gjatë drejtimit të automjetit;

- në rrugën “Ferit Xhajko” automjetin me drejtues shtetasi S. F., 37 vjeç, i cili nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.
Me qëllim shmangien e masave administrative, drejtuesit e automjeteve kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, duke i ofruar atyre shuma parash.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".