Italianët e bëjnë sërish? Kamarieri i lokalit: Na vodhën një sasi të konsiderueshme eurosh (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Gusht 2023, 15:47
Turistët italianë nuk dinë të ndalen. Pas rastit të një restoranti në Berat, ku 4 turistë nga Italia ikën pa paguar faturën, disa të tjerë janë bërë protagonistë mesditën e sotme.
Në një lokat në qytetin bregdetar, 2 vajza, turiste italiane, kanë marrë një sasi të konsiderueshme kartmonedhash euro, së paku sipas asaj që thotë kamarieri i lokalit.
Kjo është zbuluar nga kamerat, ndërsa pronari ka kërkuar që paratë që kanë marrë t’i dorëzojnë pranë rajonit të policisë ose tek lokali.
