VIDEO/ Fluks në Portin e Vlorës, mbi 1000 persona kanë mbërritur mëngjesin e sotëm

Rreth 1400 persona dhe 320 mjetet kanë mbërritur këtë mëngjes në Portin e Vlorës me dy tragetet e linjës Brindisi-Vlorë. Fundjava ka shënuar sërish fluks në Portin e Vlorës.

Nga informacionet e autoriteteve portuale në dy javët e para të muajit gusht në portin e Vlorës janë regjistruar rreth 30% më shumë pasagjerë se një vit me parë.