“Pakicë e pacipë”, Rama nxjerr pamjet: Vitin e ardhshëm paketë e re ndëshkuese për ndotësit me plehra
Vitin e ardhshëm pritet të hyjë në fuqi një paketë e re ndëshkimesh drastike ligjore për hedhësit e plehrave rrugëve.
Ky fakt u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit reagoi ashpër në lidhje me rastet kur qytetarët hedhin në rrugë mbeturinat, ndërsa thekson se kështu prishet imazhi i vendit.
Reagimi i Ramës
Shqipëri e pastër!
Rrugët e reja janë për të shkurtuar distancat, jo për t’u kthyer në vendhedhje plehrash.
Faleminderit Bashkisë Gjirokastër dhe ARRSH që u angazhuan në pastrimin e aksit Kardhiq-Delvinë që çdo ditë frekuentohet nga mijëra turistë.
Dhe në këtë kthesë të madhe historike për turizmin e për ekonominë shqiptare, NE S’DO TË LEJOJMË QË SJELLJA E EGËR E NJË PAKICE INDIVIDËSH TË PACIPË, TË DËMTOJË SHQIPËRINË E RILINDUR TURISTIKE! NJË PAKETË E RE NDËSHKIMESH DRASTIKE LIGJORE PËR HEDHËSIT E PLEHRAVE RRUGËVE, DO TË HYJË NË FUQI MAKSIMUMI FILLIMVITIN E ARDHSHËM! Vetëm Përpara!


