Zhduket 35 vjeçarja në Lushnje, familjarët ngrenë alarmin në polici
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Gusht 2023, 11:32
Një 35 vjeçare ka humbur kontaktet me të afërmit e saj në qytetin e Lushnjes. Ka qenë nëna e saj H.Sh., 69 vjeçe e cila ka bërë denoncimin në Komisariatin e Policisë në Lushnjë.
Sipas nënës vajza është larguar në shtëpia më datë 17.08.2023 dhe nuk është kthyer më. Policia po punon për gjetjen e 35 vjeçares.
Në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ka bërë kallëzim shtetasja H. Sh., 69 vjeçe, se më datë 17.08.2023, është larguar nga banesa, vajza e saj 35 vjeçe dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 35-vjeçares.

