Radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, mijëra qytetarë hyjnë në Shqipëri

Radhë të gjata janë krijuar në pikën kufitare të Kapshticës këtë të shtunë. Pritja zgjati edhe me orë. Puna me 2 sportele e palës greke ishte shkaku i rradhëve te gjata, ndersa puna me 5 sportele e palës shqiptare nuk i shmangu dot rradhët e pritjet në kufi. Mbi 19 mijë udhëtarë llogariten se kanë hyrë e dalë nga kjo pikë kufitare përgjatë fundjavës, ku tani fluksi më i lartë është në dalje nga Shqiperia. 

Sakaq mësohet se gjatë 24 orëve të fundit në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 4023 shtetas si dhe kanë dalë 4721 të tjerë.