5 të arrestuar në Lezhë, Policia jep detajet
Policia e Lezhës ka arrestuar 5 persona dhe ka nisur procedimin penal për një tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Sipas policisë një 54 vjeçar nga Mirdita ka përfunduar pas prangave pasi është kapur në flagrancë duke transportuar dru në mënyrë jo të ligjshme, ku dhe iu sekuestruan 15 m3 dru pa dokumentacion.
Një 47-vjeçar, banues në Mirditë, është proceduar në gjendje të lirë pasi është konstatuar duke djegur qymyr. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 kamionë me qymyr pa dokumentacion përkatës.
Dy të rinj janë arrestuar për manovra të gabuar në rrugë dhe një tjetër për dhunë.
Sakaq, është bërë e mundur kapja e një 19-vjeçari të shpallur në kërkim për vjedhje
Njoftimi i Policisë
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë/Vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Goditet një rast i prerjes së paligjshme të pyjeve, sekuestrohen 15 m3 dru pa dokumentacion. Sekuestrohen gjithashtu edhe një sasi qymyri pa dokumentacion përkatës.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. B., 54 vjeç, banues në Mirditë, pasi u konstatua në aksin rrugor “Rrëshen-Rrubik”, duke transportuar me kamion, 15 m3 dru zjarri pa dokumentacionin përkatës. Kamioni dhe sasia e druve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Po nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë u referuan materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 47 vjeç, banues në Mirditë, pasi është konstatuar duke djegur qymyr. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 kamionë me qymyr pa dokumentacion përkatës.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin kanë ndaluar me iniciativë shtetasin S. A., 27 vjeç, banues në Kurbin, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim E. C., 19 vjeç, banues në Lezhë, të cilin Gjykata e Lezhës, në muajin gusht 2022, e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.