Plagosen dy turistët gjermanë pranë Sarandës, drejtuesi i motoçikletës humbi kontrollin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Gusht 2023, 22:31
Një aksident me pasojë plagosje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të tunelit të Kardhiqit.
Bëhet me dije se të aksidentuarit janë dy turistë gjermanë të cilët udhëtonin me një motoçikletë.
Mësohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit duke sjellë përplasjen dhe plagosjen e dy turistëve.
Megjithatë ata ndodhen në gjendje të stabilizuar jashtë rrezikut për jetën, ndërsa janë dërguar në spitalin e Sarandës dhe pritet të nisen drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

