PAMJET/ Nga takimi në lokal tek nxjerrja e pistoletës - Zbardhet dinamika e plagosjes së 24-vjeçarit në Lezhë. Policia bastis banesën e autorit

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Gjadër të Lezhës mbrëmjen e sotme, teksa i plagosur ka mbetur një 24-vjeçar.

Mësohet se i riu Dorjan Gjini, nga fshati Balldre është qëlluar me armë në këmbë për arsye ende të pazbuluara, ndërsa më pas është transportuar me urgjencë në spital.

Sakaq, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të nisur zbardhjen e ngjarjes, ndërsa mësohet dinamika e ngjarjes dhe identiteti i autorit të plagosjes së 24-vjeccarit.

Burime bëjnë me dije për “Ora News” se autori është larguar menjëherë, ndërsa po bëhen kontrolle në banesën e autorit, si dhe pritet marrja në pyetje e të plagosurit për të mësuar më shumë për ngjarjen.

Autori dhe i plagosuri kanë qenë duke qëndruar në një bar të vogël në fshatin Gjadër ku dhe janë konfliktuar fillimisht me fjalë dhe më pas Gabriel Marku ka nxjerrë një armë zjarri tip pistoletë duke e qëlluar në këmbë.

Ndërkaq edhe policia ka dhënë dhe detajet e para zyrtare për ngjarjen.

Lezhë/ Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në Gjader, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi D. Gj. 24 vjeç, banues në Gjader, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta hetimore në vendngjarje nga grupi hetimor, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit G.M., ku vijon kontrolli i zonës me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryen të gjitha veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.