Gënjeshtra/ Mediet pranë qeverisë thanë se ishte me Këlliçin e partneren e tij, i përgënjeshtron Njuma: Mos përhapin lajme fake!
Disa medie pranë qeverisë kanë publikuar një lajm teksa shkruajnë se gazetarja Beti Njuma ka qenë në një jaht së bashku me Belind Këlliçin dhe partneren e tij, ana Shkreli.
“Belind Këlliçi duket se po ngushëllohet për humbjen në zgjedhje, me 60 mijë vota diferencë me Veliajn, nga një jaht luksoz në plazhet e jugut. Bashkë me anëtaren e Foltores në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Beti Njuma, ata ndodhen me pushime, dhe siç duket nga këto foto të publikuara nga ata vetë në mediat sociale, po ia kalojnë për bukuri dhe po i shijojnë në maksimum ato në një jaht luksoz.
Fotot janë publikuar në Instagram nga bashkëjetuesja e Këlliçit e me sa duket Anna Shkreli po sillet si Armina e Shkëlzen Berishës, sa më të thella humbjet, aq më i madh luksi. Ndërkohë që nuk dihet kush është pronari i jahtit luksoz ku po kalojnë pushimet çifti dhe anëtarja e Foltores në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Beti Njuma.” – shkruan Shqiptarja.com.
Ndërkohë, lajmin e ka përgënjeshtruar vetë Njuma e cila shkruan në Facebook se nuk është e vërtetë diçka e tillë.
“U mbars mali dhe polli një plesht. Po lexoj nga disa medie qe paskam qenë me pushime me Belind Këlliçin dhe shoqen e tij Anën në jaht. Ç’është e vërteta bukur do kish qenë se janë miq të mirë e mbi të gjitha njerëz me të cilët ke për çfarë të diskutosh. Por kolegët që ushqejnë portalet le të tregohen profesionalë e të mos përhapin lajme fake. Gjithsesi, po ma gjetën jugun e Shqipërisë dhe Belindin te fotot e mia në Korfuz u premtoj dy javë pushime falas, në Vlorë! P.S. Kam edhe nja dy lëvizje të tjera për të bërë! Nëse doni informacion me kë do jem mos hezitoni të më pyesni!” – shkruan Njuma në postimin e saj.
Mesa duket, disa mediet pranë qeverisë, nga zelli i madh për të bërë lajme kundër opozitës, shohin njerëz dhe gjëra që nuk janë!

