Balla takim me ambasadorin e Turqisë: Rritje e eficiencës së hetimeve të përbashkëta

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Tayyar Kagan Atay.

Gjatë takimit ministri Balla dhe ambasadori Atay biseduan mbi forcimin e bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Turqisë në luftën e përbashkët kundër trafiqeve të paligjshme dhe formave të ndryshme të krimit, duke vënë theksin tek rritja e eficiencës së hetimeve të përbashkëta.

“Me Ambasadorin e Turqisë Tayyar Kagan Atay biseduam sot mbi forcimin e bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese të dy vendeve tona në luftën e përbashkët kundër trafiqeve të paligjshme dhe formave të ndryshme të krimit”, u shpreh Balla.

Gjatë takimit, Balla dhe ambasadori Atay e vendosën theksin tek rritja e eficiencës së hetimeve të përbashkëta.