Pogradec/ Gjendet i mbytur në rezervuarin e fshatit një 60-vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Gusht 2023, 16:05
Më datë 14.08.2023, rreth orës 15:33, në rezervuarin e fshatit Grabovicë, Pogradec, është gjetur i mbytur shtetasi E. A., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.