Punonjës të Policisë së Shtetit dhurojnë gjak
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Gusht 2023, 16:56
Punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhuruan sot gjak, në ndihmë të qytetarëve në nevojë për të.
Organizimi vullnetar i përvitshëm, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për dhurimin e gjakut, ka si synim jo vetëm të kontribuojë për këtë çështje me impakt të lartë publik, por edhe të sensibilizojë për rëndësinë e saj, si dhe të ftojë qytetarët që t’i bashkohen, pasi një kontribut i tillë mund të rezultojë me shpëtimin e një jete.
Mesazhi i Policisë së Shtetit është që të gjithë jemi njësoj të ekspozuar dhe të ndjeshëm ndaj problematikave shëndetësore, ndaj është detyrimi ynë njerëzor që duke qenë në kushte të favorshme, të dhurojmë gjak në ndihmë të atyre që kanë nevojë sot.
