Sociologia: Konfliktet ndodhin për çështje banale, media të ketë kujdes me sensitetin e ngjarjeve
Sociologia, Entela Binjaku ka qenë e ftuar në studion e Ora News. Sociologia foli për vrasjet dhe pasojat që sjellin në shoqëri si dhe per mediat.
"Mendoj se shoqëria shqiptare është e shqetësuar për situatën e rendit në vend. Në mënyrë të përditshme dëgjojmë nga kronika. Disa struktura kriminale gjejnë në Shqipëri terren të përshtatshëm për të kryer krimet e tyre. Edukata qytetare ka zbritur shumë, mund të konfliktohesh për cështje banale.
Konfliktet brenda familjes përshkallzohen derisa nuk gjejnë rrugë tjetër vec krimit. Shumë persona kanë armë pa leje. Gjendja është shqetësuese. Media sigurisht është një domosdoshmëri tanimë, informacioni është domosdoshmëri. Por shpesh herë, situata të caktuara i përcillen qytetarit me shumë detaje, sa nuk dallohet kufiri i privatësisë.
Mjedisi virtual po bëhet më pak miqësor ndaj nesh. Sado media na vjen në ndihmë, por ndonjëherë edhe mediat kanë nevojë të kenë më kujdes për sensitetin e ngjarjes. Ka të varfër e të papunë që nuk shkojnë tek krimi. Të rinjtë janë ata që shkojnë më shumë tek krimi. Ne jemi shoqëri e varfër dhe dita ditës jetojmë në dhunë, pasi edhe varfëria është dhunë.
Ka nevojë të punohet nga institucionet e rendit dhe drejtësisë. Policia në komuntitet të jetë një fakt real. Në shkolla të futet edukim ligjor. Duhet të punojmë shumë me shtresat e vogla", tha ndër të tjera sociologia Binjaku.

