EMRAT/ Tri minatorët e plagosur në galeritë e Bulqizës dërgohen me urgjencë në Tiranë

Në minierën e Bulqizës ka ndodhur një aksident me pasojë plagosjen e tre minatorëve.

Në nivelin e 17-të të minierës dyshohet se ka ndodhur një shpërthim gazi, i cili ka plagosur minatorët Rrahim Karajn, Asllan Çakallin dhe Trifon Snallën.

Nga aksidenti ata kanë pësuar djegie të rënda të gradës së tretë dhe janë dërguar me urgjencë në Tiranë.

Deri tani në lidhje me rastin nuk ka asnjë reagim nga ana e drejtuesve te kompanisë ku ka ndodhur incidenti.

Ja çfare tha policia e Bulqizës ne informacionin paraprak te saj

Në një subjekt minerar, në Bulqizë, gjatë punës në nivelin 17 të pusit, dyshohet se ka shpërthyer një sasi gazi dhe për pasojë kanë pësuar djegie trupore tre punëtorë që ndodheshin në këtë nivel, konkretisht shtetasit F.S; Rr.K., dhe A.Ç. Të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Është bërë menjëherë evakuimi i të gjithë punëtorëve nga fronti i punës dhe rrjedhja e gazit është vënë nën kontroll.

Situata aktualisht është normalizuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje.