Rënia e euros, Zusi: Krijimi i tryezave të ekspertizës tepër e nevojshme, BSH nuk dha informacion

Në një intervistë me Ora News, Alban Zusi, kreu i qendrës së eksportuesve u shpreh se shoqëria shqiptare dhe ekspertiza është disi e kufizuar për fenomenet ekonomike.

Ai tha se u kërkua ekspertizë të huaj sepse për muaj me radhë ju drejtuam BSH që të na vinte ne dispozicion studime, por nuk ndodhi një gjë e tillë dhe na lanë më deklarata evazive.

Zusi: Shoqëria shqiptare dhe ekspertiza është disi e kufizuar për fenomenet ekonomike. Ne e pamë që ajo që po ndodhte me euron ishte diçka e pakuptueshme për shumë kënd. Në këto kushte kur pamë edhe sjellje dhe fjalor të vendimmarrjes ekonomike që flisnin me qesëndi për fenomenin ne menduam që të krijojmë tryezat e ekspertizës duke përfshirë edhe të huajt.

Ne donim ekspertizë të huaj sepse për muaj me radhë ju drejtuam BSH që të na vinte ne dispozicion studime, por nuk ndodhi një gjë e tillë dhe na lanë më deklarata evazive. Menduam se një mënyrë e mirë ishte që të dimë rrënjët dhe shkaqet e problemit. Mënyra më e mirë për ta vjelë këtë informacion ishte duke ju drejtuar ekspertizës së huaj.