Ishte duke peshkuar me shokët, 20-vjeçari në Fier mbytet në kanal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Gusht 2023, 13:23
Nje djale rreth 20 vjec dyshohet se eshte mbytur ne kanalin e Pojanit ne Fier. I riu ka qene duke peshkuar me shoket kur ka rene brenda kanalit dhe nuk ka dale prej aty.
Trupi ende nuk eshte gjetur. Policia dhe zjarrfiksja ne vendin e ngjarjes
Njoftimi i policise:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 12:40, në fshatin Pojan, dyshohet se duke peshkuar, ka rënë aksidentalisht në kanal dhe është mbytur shtetasi H. S., 21 vjeç, banues në Roskovec.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për gjetjen e trupit të 21-vjeçarit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

