Ra nga ura teksa po peshkonte, gjendet trupi i 21-vjeçarit që u mbyt në kanalin e Pojanit

Pas kërkimeve të pandërprera përreth 2 orë nga shërbimet e Policisë Fier, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga uji i trupit të pajetë të shtetasit Hamit Senka, 21 vjeç, i cili duke peshkuar në një kanal në Pojan, ra aksidentalisht dhe u mbyt në kanal.

21-vjeçar u mbyt në kanalin e Pojanit në Fier. I riu, i identifikuar si Hamit Senka dyshohet se ka qenë duke peshkuar me shokët kur ka rënë brenda kanalit dhe nuk ka mundur të dalë më. 

Kanë qenë vetë shokët e tij të cilët kanë njoftuar për zhdukjen e 21-vjeçarit. 

"Policia e Fierit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Fier, ku një i ri i mbyt në kanalin e fshatit Pojan. Sipas policisë, rreth orës 12:40, në fshatin Pojan, dyshohet se duke peshkuar, ka rënë aksidentalisht në kanal dhe është mbytur shtetasi Hamit Senka, 21 vjeç, banues në Roskovec.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për gjetjen e trupit të 21-vjeçarit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes." - njoftoi policia.