EMRI/ Kërcet "pushka" në Shkodër, 1 i plagosur, policia në kërkim të autorëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Gusht 2023, 13:12
Një person është plagosur me armë në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka nodhur tek ish-Sanatoriumi.
Personi ka mbërritur në spital dhe më pas ka njoftuar policinë. I plagosuri po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. I plagosur ka mbetur Fatmir Odri 47 vjec.
Plagosja ka ndodhur në një lokal, ku nuk dihen akoma arsyet e plagosjes. Fatmir Odri, 47 vjec nga fshati Xhan i Dukagjinit eshte personi i plagosur ne qytetin e Shkodres.
Ai ka marre nje plumb ne shpatull ku ndodhet aktualisht ne spital, jashte rreziku per jeten. Ngjarja ne nje lokal ne afersi te spitalit. Policia ne kerkim te autorit i cili ende nuk eshte identifikuar.

