A thua fajin ta kenë blegtorët?!

Edhe pse që prej muajt prill 2023, qumështi i blegtoreve është ulur nga 10/15 lek/litër, çmimi i qumështit për konsumatorin vazhdon të jetë në qiell.

Edhe pse nuk po përjetohet asnjë krize ... pasi nafta është në rënie, gazi në rënie, qumështi fermerit - me dhunë - në rënie, euro për lendet e para që vijnë nga jashtë ne rënie , për konsumatorin qumështi në supermarket vazhdon të jetë vetëm në rritje. 

Denar Biba, di gjë pse fabrikat e përpunimit të qumështit e ulen çmimin  e qumështit të fermerëve në mënyrë të sinkronizuar ne muajin prill?

Po qumështi në  raftet e supermarkeve në Shqipëri pse është më shtrenjtë se ai në Gjermani? Thua vallë të jetë rritur standardi i jetesës së Shqipërisë më shumë se ai i Gjermanisë!?

Edhe një pyetje Autoriteti Kombëtar i Ushqimit : a është e sigurt që po na shitet qumësht???