Mjekja pediatre, Brati: Kemi raste të fëmijëve me Covid-19, grupmoshat më të prekura ato të çerdheve e kopshteve

Sonila Brati, mjeke pediatre ka qenë e ftuar në Ora News. Mjekja foli për fluskin dhe virozat në periudhën e verës.

Brati tha se ka pasur edhe një rikthim të Covidit, kryesisht tek fëmijët. "Këto dite kemi shtim të pacientëve të vegjël. Mosha e cerdhes dhe kopështit dominojnë. Kemi një rikthim të rasteve dhe pacientëve. Karakteristikë janë temperaturat e larta tek fëmijët. Shkojnë edhe mbi 5 ditë me temperaturë.

Infeksionet e veshit, bronshitet dominojnë në këtë periudhë. Fëmijë që paraqiten me diarre dhe të vjedha ka pasur rritje. Probleme nga pickimet kanë qenë problem në verë. Kemi pasur edhe raste të fëmijëve me Covid 19. Raste të transmetuar nga prindërit tek fëmijët. Në këtë javë të gushtit ka një rikthim të Covid. Mund të duket si virozë por duhet   pasur kujdes se mund të ketë komplikim deri tek Covid. Tamponi bën dallimin mes virozës dhe Covidit, edhe pse viroza ka të njëjtat simptoma si Covidi. E kemi rifilluar dhënien e tamponit tek fëmijët.

Pjesa më e madhe që vijnë tek ne janë me diarre dhe të vjella dhe me temperaturë të lartë. Grupmosha më e prekur kanë qenë ato të cerdheve dhe kopshteve, por edhe të bebeve 0-1 vjec. Në verë kemi edhe probeme dermatologjike nga plazhi dhe pishinat. Një ndër problematikat kryesore të fëmijëve në plazh dhe pishina kanë qenë reaksionet nga kremrat, dhe goditja nga të nxehtit. Kocepti për pediatrin ka ndryshuar, njerëzit vijnë rregulisht", tha ndër të tjera mjekja pediatre Brati.