Aksident në aksin Korçë-Pogradec, raportohet për të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Gusht 2023, 19:42
Një aksident është raportuar ditën e sotme në aksin rrugor Korçës-Pogradec, në afërsi të Maliqit.
Mësohet se dy automjete janë përplasur më njëra-tjetrën.
Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa raportohet për të lënduar.