Avokati i Popullit publikon listat e kandidatëve për anëtarë të KLP dhe KLGJ

Institucioni i Avokatit të Popullit ka bërë publik ditën e sotme listën me emrat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në një njoftim për shtyp zyra e Avokatit të Popullit bën të ditur se kësaj liste mund t’i bashkëngjiten edhe aplikantët ose organizatat, të cilët mund të kenë dërguar aplikimin e tyre brenda datës përkatëse me postë sipas rregullave ligjore për vlefshmërinë e aplikimit.

“Në përmbushje të nenit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, Avokati i Popullit do të vijojë me fazat e tjera të procesit që përfshijnë verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore të kandidatëve si dhe zhvillimin e procedurës së vlerësimit dhe renditjes së tyre në bazë të kritereve profesionale dhe morale sipas procedurave”, theksohet në njoftim.