Operacioni "Plazh i lirë", proçedohen në gjendje të lirë 2 persona në Durrës dhe Sarandë

Ka vijuar operacioni policor "Plazh i lirë" për lirimin e hapësirave në plazhe që janë zënë në kundërshtim me ligjin. Në plazhin "Apolonia" në Durrës u sekuestruan 106 shezlongë dhe 53 cadra që ishin vënë pa leje.

Për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M.M 31 vjec banues në Durrës. Ndërsa në plazhin e Centralit në Sarandë u sekuestruan 70 cadra që ishin vënë pa autorizim.

Për këtë rast u procedua në gjendje të lirë shtetasi J.C 24 vjec banues në Sarandë. Nga ky operacion në total u sekuestruan 106 shezlongë dhe 123 cadra që ishin vënë pa autorizim.

Njoftimi i policise:

 

Policia e Shtetit

Vijon operacioni policor i koduar "Plazh i lirë", me qëllim lirimin e hapësirave në plazhe, që janë zënë në kundërshtim me ligjin.

Kjo fazë e operacionit u shtri në plazhet e Durrësit dhe të Sarandës, dhe rezultoi me sekuestrimin e 106 shezlongëve dhe 123 çadrave që ishin vënë pa autorizim.

Procedohen penalisht 2 administratorët që nuk deklaronin të ardhurat që gjeneronin nga ky aktivitet.

Në plazhin “Apollonia", në Durrës, u sekuestruan 106 shezlongë dhe 53 çadra që ishin vënë pa autorizim. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. M., 31 vjeç, banues në Durrës.

Në plazhin e Çentralit, në Sarandë, u sekuestruan 70 çadra që ishin vënë pa autorizim. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. Ç., 24 vjeç , banues në Sarandë.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Kontrollet dhe verifikimet në kuadër të operacionit "Plazh i lirë", vijojnë.