Pamje të rënda/ Publikohet videoja e sherrit në Vlorë, si e la të vdekur me grushta Rei Mata inxhinierin

Ky është momenti i sherrit mes Rei Metës inxhinieri Armando Meshau në një pikë interneti, ku ky i fundit mbeti i vdekur.

Sipas pamjeve nga kamerat e internet-kafesë në Vlorë, doganieri Rei Meta dhe inxhinieri Armando Meshau duken teksa konfliktohen me njëri-tjetrin.

Siç shihet nga pamjet, Rei Meta djali i anëtares së KLP-së qëndron përballë me inxhinierin Armando Meshau, teksa debaton me të.

Pas një debati me fjalë dhe sharje, Armando Meshau e ka gjuajtur me grusht ndërsa Rei Meta i ka kthyer me disa grushte Armando Meshaun i cili është ulur në një karrige.

Më pas Meta largohet nga vendi i ngjarjes, ndërsa Armando Meshau shihet në karrige teksa merr frymë më vështirësis dhe në një moment rrëzohet nga karrigia.

Djali i anëtares së KLPS-së ka thënë para policisë se shkak për sherrin është bërë një shumë parash që Armando Meshau kishte për t'ia dhënë.

"Me Armandon kam pasur një konflikt të hershëm për çështje lekësh. Unë para disa kohësh kisha ndërmjetësuar tek një tjetër person që Armando të blinte një sipërfaqe toke.

Pamje të rënda/ Publikohet videoja e sherrit në Vlorë, si e