Vlorë, 33 subjekte me lidhje të paligjshme të ujit
Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, AKUM, Klevis Jahaj, së bashku me drejtoreshën e UK Vlorë, Elona Hodaj, ndoqën nga afër kontrollet që po kryhen në subjekte në kuadër të aksionit kombëtar kundër informalitetit në sektorin e ujësjellësit.
AKUM bën të ditur se gjatë tri javëve të fundit ky aksion ka dhënë rezultate të kënaqshme, ku fokusi kryesor kanë qenë subjektet me aktivitet hoteleri, bar-restorante etj.
Strukturat e task-forcës kanë evidentuar në total 186 subjekte, ku 33 subjekte kanë rezultuar me lidhje të paligjshme, 15 subjekte kanë rezultuar debitore dhe është ndërprerë shërbimi.
Aksioni do të vijojë intensivisht dhe do të ketë zero tolerancë ndaj subjekteve që abuzojnë me rrjetin e ujësjellësit.
