FOTO-LAJM/ Momenti i sherrit mes djalit të anëtares së KLP-së dhe inxhinierit që gjeti vdekjen pas goditjes me grusht
“Ora News” ka arritur të sigurojë pamjet nga kamerat e internet-kafesë në Vlorë, aty ku doganieri Rei Meta dhe inxhinieri Armando Meshau u konfliktuan për vdekje me njëri-tjetrin ditën e djeshme.
Sic shihet nga pamjet, Rei Meta djali i anëtares së KLP-së qëndron përballë me inxhinierin Armando Meshau.
Ato janë takuar rastësisht në qendrën e internetit, ku do printonin disa dokumente. Pas një debati me fjalë dhe sharje, Rei Meta e ka goditur me dy grushte Armando Meshaun i cili ka rënë në tokë pa ndjenja.
Mësohet se shkak për vdekjen e inxhinierit të jetë bërë përplasja e kokës.
Djali i anëtares së KLPS-së ka thënë para policisë se shkak për sherrin është bërë një shumë parash që Armando Meshau kishte për t'ja dhënë.
"Me Armandon kam pasur një konflikt të hershëm për çështje lekësh. Unë para disa kohësh kisha ndërmjetësuar tek një tjetër person që Armando të blinte një sipërfaqe toke.
Ai më kishte premtuar se nëse do të mund të blinte atë tokë, unë do të përfitoja prej tij një shumë lekësh, por që nuk më tha se sa. Pas disa kohësh mora vesh se ajo sipërfaqe toke ishte blerë nga Armando dhe kam shkuar disa herë ta takojë e t’i kërkoja lekët që më kishte premtuar”. – ka thënë ai në polici.


