"Larg duart nga parku!" Lëvizja Bashkë në protestë kundër kullës pas TKOB-së

Me një banderolë të madhe ku shkruhet “larg duart nga parku”, aktivistë të Lëvizjes Bashkë kanë protestuar pasditen e sotme në zonën ku do të ndërtohet kulla më e lartë në Tiranë.

Arlind Qorri bëri thirrje për thellim të rezistencës kundër këtij projekti.

Protestuesit hodhën gjithashtu akuza ndaj kryebashkiakut të Tiranës, duke e quajtur “shërbëtor të oligarkëve”.

Ndërtimi i kësaj kulle në Tiranë ka hapur një debat edhe brenda radhëve të opozitës pas dyshimeve se biznesmenë afër saj qëndrojnë mbrapa këtij projekti qindra milionë euro.