Inspektorja e qarkullimit rrugor tregon zonat me trafikun më të rënduar: Për përdoruesit e drogës dhe alkolit nuk do ketë tolerime

Anxhelina Bregu, inspektore e qarkullimit rrugor ka qenë e ftuar në Ora News për të treguar për problematikat më të shumta që has policia rrugore në sezonin e verës. Bregu tregoi zonat me trafikun më të rënduar, ku spikasin zonat bregdetare.

Përsa i përket përdorimit të celularit, nëse vendoset në pajisjen e duhur në makinë dhe nuk përdoret me të dy duart është e lighshme. Për përdoruesit e patinave, Bregu njoftoi se nga shtatori policia do veprojë me dorë të hekurt.  

 "Si cdo vit tjeter policia thur një plan masash për vitin 2023. Policia e Tiranës ka qenë në cdo aks prezente, për tju ardhur në ndihme turisteve por edhe për parandalimin e aksidenteve. Sapo filloi sezoni na është dashur të kordinohemi me koleget dhe numri i akidenteve është ulur këtë vit.

Zonat më të prekur nga trafiku janë zonat brgdetare, zona e Rinasit për shkak të turistëve. Kemi shtuar forcat tek aeroporti, ku nuk kemi pasur pengesa. Kemi autodtradën Tiranë Durrës, ku policia ka qenë prezente për një trafik sa më të lirshëm. Normalisht që jo vetëm drejtuesit e mjeteve por edhe ato të autobuseve i ndaljmë, i ndërgjegjesome për të udhëtuar me kujdes dhe mos të përdoret celulari. Kemi ndërmarrë një nismë, ku kemi dërguar një letër tëk shoqatat e taksive për taksimetrin që të jenë sa më korrektë me turistët por jo vetëm.

Të bëjnë kujdes me manovrat në rrugë, përdorimi i celularit është shkelje. Në këtë sezon veror kemi qenë sa më shumë këshillues. Përdorimi i celularit të mos jetë tek dy gjymtyrët, dhe lejohet vetëm një kufje jo dy. Ky operacion vazhdon të kryhet por me  një ndryshim sepse testi i drogës nuk i bëhet cdo kujt. Polici shikon sjelljen e personit, kur përdor drogë personi ka sjellje arrogante dhe polici e kupton.

Që kur ka hyrë pjisja e drogës në Shqipëri ka pasur shumë të arrestuar dhe nuk do ketë tolerime për këto raste. Edhe përsa i përket alkolit ka pasur shumë raste të ndalimit, nuk ka dallim moshe. Për përdoruesit e patinave nga shtatori do ketë edhe gjoba nuk do ketë më këshillime", tha nder te tjera Bregu.