FOTO-LAJMI/ Laert Haxhia prapa hekurave të Gjykatës në Janinë, rrëzohet kërkesa e prokurorisë shqiptare për ekstradimin
Gjykata e Janinës ka vendosur të rrezojë kërkesën e prokurorisë Shqiptare për ekstradimin e Laert Haxhisë.
Haxhia do qëndrojë në burg vetëm për largim nga vendi aksidentit dhe prishje të qetësisë publike.
Pavarësisht vendimit për refuzim të ekstradimit, prokuroria themelore e Janinës pritet ta Apelojë vendimin në Gjykatën e Apelit, duke kërkuar ekstradimin e Laert Haxhiut në Shqipëri.
I kontaktuar në telefon nga "Ora News" avokati i Laert Haxhiut konfirmoi vendimmarrjen e drejtësisë helene duke u shprehur se beteja ligjore do vijojë në Apel deri në gjykatën e Lartë Greke.
Detar Hysi: Vendimi është i drejtë, pasi në shqipëri i rrezikohet jeta dhe është përndjekur sistematikisht nga shteti dhe personat kundërshtarë.
Laert Haxhiu është shpallur në kërkim nga prokuroria e Fierit për vrasjen e Besnik Hidës në Lushnjë. Masë sigurimi arrest në burg Lart Haxhiu ka nga SPAK edhe për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxha.
Pritet që në muajt në vijim gjykata e Apelit në Athinë të marrë në shqyrtim rastin e Laert Haxhiut, pasi prokuroria ka kërkuar apelimin e çështjes.
