Gjeti portofolin me mbi 10 mijë euro, futbollisti që ndjek shkollën e policisë vlerësohet me Certifikatë Mirënjohjeje

Djali në foto është Xhojsi Lamaj, studenti i Akademisë së Policisë.

Ditët e fundit Xhojsi ka qenë kryefjalë e mediave sociale prej veprimit të tij fisnik. Ai ka gjetur një portofol me mbi 10 mijë euro dhe nuk ka hezituar ta dorëzojë në polici.

Xhojsi Lamaj, futbollisti që sezonin e shkuar ishte pjesë e AF Luftëtarit në Kategorinë e Dytë, u vlerësua me Çeretefikatë Mirënjohje, pasi gjeti një portofol, me vlerë të konsiderueshme, dhe e dorëzoi në polici. 

Pas angazhimit si futbollist, Lamaj, së fundmi ishte regjistruar si kursant për Patrullë të Përgjithshme në Akademinë e Sigurisë. Gjatë karrierës së tij Lamaj, tashmë 26-vjeç, ka qenë pjesë edhe e Apolonisë në Kategorinë e Parë.  

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku ka vlerësuar gjestin e kursantit për Patrullë të Përgjithshme në Akademinë e Sigurisë, Xhojsi Lamaj.  

Akademia e Policisë njofton: “Kursanti i Kursit të 18-të, Patrullë e Përgjithshme, Xhojsi Lamaj, ka gjetur një portofol me një sasi të konsiderueshme në valutë dhe lekë, karta bankare dhe dokumente të rëndësishme, të cilat i ka dorëzuar në strukturat përkatëse të policisë. Kursanti u falenderua nga drejtuesit e AS-së. Veprime të tilla janë mesazhe dhe shembuj të ndërgjegjes”.

Lajmin e ka ndarë edhe gazetari Bledi Mane duke vlerësuar veprimin e Xhojsit.

Gjeti portofolin me mbi 10 mijë euro, futbollisti që ndjek