Del nga kontrolli zjarri i riaktivizuar dje në malin e Gjallicës, kërkohet ndihmë nga ajri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2023, 16:57
Vazhdon të përhapet zjarri në malin e Gjallicës.
Gjatë ditës së djeshme, ka qenë një vatër, ndërsa sot janë krijuar edhe katër të tjera.
Si pasojë, është djegur një sipërfaqe e madhe me pishë dhe bredha.
Burime bëjnë me dije që është kërkuar ndërhyrje nga ajri, sepse është shumë e vështirë për të kryer ndërhyrje tokësore, pasi terreni është i thepisur


