Detajet nga plagosja 27-vjeçarit në Berat/ I riu u qëllua në derë të shtëpisë, dyshohet me silenciator
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2023, 22:17
Detaje të reja janë mësuar pas plagosjes së të riut në Berat ketë pasdite.
Sipas burimeve policore plagosja e 27-vjeçarit Xhuljano Goga ka ndodhur përpara banesës së tij, në segmentin rrugor Spital - Uznovë.
Sipas policisë, i riu sapo kishte dalë nga shtëpia kur është qëlluar.
Ndërkaq dyshohet se në atentat është përdorur armë me silenciator, pasi në zonë nuk janë dëgjuar krisma.
Ndërkohë që janë konfiskuar kamerat e sigurisë së bizneseve të banesave përgjatë rrugës, për të identifikuar autorin/et e ngjarjes.
Mësohet gjithashtu që i riu është transportuar në gjendje kritike për jetën drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.




