Ndizet Maliqi, zjarri përfshin rreth 70 hektarë, era vështirëson fikjen e flakëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2023, 19:39
Riaktivizohen vatrat e zjarrit në zonën torfike të fushës së Maliqit. Zjarr që ka përfshirë afro 70 hektarë kashtë, grurë i korrur.
3 mjete të shërbimit zjarrfikës së bashkisë së Maliqit janë në terren për të izoluar flakët e zjarrit që të mos përhapen më tej në sipërfaqet ku gruri është korrur.
Jozyrtarisht bëhet me dije se shkak janë bërë temperaturat e lartë që kanë ndikuar në ndezjen e zonës torfike duke përfshirë kështu një sipërfaqe kaq të madhe.
Zjarrfikësit e kanë tejet të vështirë për të punuar në një terren të tillë edhe për shkak të vështirësisë që sjellë era. Sipas banorëve një zjarr i tillë në fushën e Maliqit nuk është parë herët e tjera.


