Përplasen dy autobusë dhe një makinë në Qafë-Thanë, raportohet për të plagosur

Një aksident masiv ka ndodhur këtë pasdite në Qafë-Thanë.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy autobusë dhe një automjet.

Po ashtu bëhet me dije se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona, por pa pasoja për jetën.

Sakaq policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.