Beci: Angazhim i bashkisë në ndihmë të të gjithë shtresave në nevojë

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, pati një takim me drejtuesin e shoqatës së Para dhe Tetraplegjikëve të Shkodrës, Saimir Beqiri.

Gjithëpërfshirja si të barabartë në shoqëri dhe zgjidhja e problematikave me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara ishin në fokus të diskutimit.

Kryebashkiaku Beci, tha se do të jetë i vazhdueshëm kujdesi dhe angazhimi i Bashkisë në ndihmë të të gjitha shtresave në nevojë, me prioritet përmirësimin e kushteve të jetesës.

Beci: Angazhim i bashkisë në ndihmë të të gjithë