EMRI/ I riu mbërrin i plagosur me armë zjarri, pritet transportimi nga Berati drejt Traumës
Mbërrin në spitalin e Beratit një i plagosur me armë zjarri. Gazetari Edison Vatnikaj raporton se i plagosuri është Xhuljano Goga, 27-vjeç, banues në Berat.
Ai ka mbërritur vetë në spital me mjetin e tij, i mbuluar me gjak, por nuk ka treguar asgjë, se ku është plagosur dhe kush e ka plagosur.
Gjendja e tij është e rëndë, ndërsa ndodhet në sallën e operacionit dhe do të transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Policia Berat/Informacion paraprak
Në Spitalin Rajonal Berat, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Xh.G., 27 vjeç, banues në Berat, i cili dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë.
27 vjeçari në momentet e para të marrjes në pyetje, ka refuzuar të japë shpjegime në lidhje me rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.




