Sherri në Hamallaj/ Pas gardistit që qëlloi me armë, arrestohet dhe familjari i tij 46-vjeçar
Një konflikt në Hamallaj, ditën e sotme, shkaktoi sërish skandal dhe shqetësime, pasi i përfshirë në ngjarje, ka qenë dhe gardisti Martin Nikolli 50 vjeç i cili u shkarkua fillimisht nga detyra për t’u vënë në pranga.
Së bashku me të, është arrestuar dhe një familjar i tij, pjesëmarrës në konflikt, 46-vjeçari me inicialet A.N.
Njoftimi i Policisë Durrës
Në vijim të veprimeve që po kryhen në lidhje me konfliktin e ndodhur paraditen e sotme, në Hamallaj, Durrës, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 46 vjeç, banues në Tiranë.
Po në vijim të veprimeve, nga AMP Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë, u arrestua në flagrancë shtetasi M. N., 50 vjeç, banues në Tiranë (gardist).
Arrestimi i tyre u bë pasi ditën e sotme, në Hamallaj, janë konfliktuar për motive pronësie,
duke përdorur mjete të forta, me shtetasit P. K., K. K. dhe S. K. (anëtarë të një familjeje).
Gjatë konfliktit shtetasi M. N. ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”,
Burime bëjnë me dije se Martin Nikolla, i cili dyshohet se punonte si shofer i kryeparlamentares Lindita Nikolla, bashkë me vëllezërit e tij i kanë zënë pritë dhe kanë goditur me shkopinj bejsbolli e me mjetet forta familjen Kaçi, komshinj të tyre.
Ka qenë Pjetër Kaçi 80 vjeç, kryefamiljar ai i cili është zënë në pritë nga 3 vëllezërit Nikolla, dhe e kanë kanosur me fjalët ‘pse na sheh’, duke e goditur më pas të moshuarin.
Teksa kanë parë konfliktin djemtë e të moshuarit i janë afruar në ndihmë, ndërkohë që kanë rënë po ashtu pre e dhunës, nga familja Nikolli, të cilët kanë qenë të pajisur me shkopinj bejsbolli dhe sende të forta.
Ka dyshime se Martin Nikolli ka drejtuar armën ndaj familjes Kaçi, fatmirësisht pa i lënduar.
Si pasojë e dhunës janë plagosur 3 djemtë e familjes Kaçi, njëri prej të cilëve në kokë, ndërsa dy të tjerët janë në gjendje më të mirë. Pre e dhunës kanë rënë dhe gra e fëmijë.




