U përfshi në sherrin në Hamallaj, Balla urdhëron përjashtimin e punonjësit të Gardës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2023, 12:44
Martin Nikolla, punonjës i Gardës së Republikës dhe pjesë e grupit të shoqërimit të kryeparlamentares Lindita Nikolla është përjashtuar nga detyra e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur Garda e Republikës së Shqipërisë.
"Garda e Republikës është informuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës mbi përfshirjen e një efektivi të Gardës në një incident të dhunshëm, në Hamallaj, ku dyshohet se inspektori M.N., ka përdorur edhe armën e shërbimit.
Me urdhër të Ministrit të Brendshëm është bërë përjashtimi i menjëhershëm i këtij punonjësi, nga radhët e Gardës së Republikës."
Ndërkohë Policia e Shtetit ka bërë ndalimin e tij.
