E shtuna me shkrehje armësh, plagosje e vrasje makabre

E shtuna ka shënuar një seri rastesh të përdorimit të armëve.

Në zonën Shelq i Madh në Fier bashkëshorti 49 vjeçar me inicialet e emrit R.K pas një debati ka plagosur me pistoletë gruan e tij 28 vjeçare. E reja është dërguar në spital ku është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq bashkëshorti është ndaluar vetëm pak minuta më pas në tentativë për tu larguar nga vend ii ngjarjes.

Ndërkaq në Patos në zonën vija e ngjalës është raportuar për një tjetër të plagosur. 33 vjeçari O.B është dërguar me urgjencë në spital pasi u qëllua nga një 30 vjeçar, i cili mbetet në kërkim nga policia. Por nuk ndaloi këtu.

Në raportet e policisë bëhet e ditur një tjetër konflikt këtë radhë në bunec të Himarës. Dy vëllezër janë konfliktuar me dy kushërinj ku shkak mbeten motivet e dobëta. Pas debateve verbale të zhvilluara në një lokal të zonës janë përdorur edhe armët, por fishekët janë qëlluar në ajër e fatmirësisht pa të plagosur.

Si pasojë janë ndaluar katër persona dy prej të cilëve në arrest me burg dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Policisë nuk i mungoi as pronari i lokalit i cili akuzohet për mos kallëzim të krimit.