Sherri banal në Hamallaj, një prej autorëve, pjesë e grupit të shoqërimit të Lindita Nikollës

Një konflikt ka ndodhur në fshatin Hamallaj mes familjes Nikolla dhe familjes Kaçi. Martin Nikolla së bashku me vëllezërit e tij i kanë zënë pritë dhe kanë goditur me shkopinj bejsbolli e mjete të forta familjen Kaçi, komshinj të tyre.

Gazetari i Ora News Elton Qyno bën me dije se Martin Nikolla, i cili është punonjës i Gardës së Republikës dhe pjesë e grupit të shoqërimit të kryeparlamentares Lindita Nikolla së bashku me vëllezërit e tij i kanë zënë pritë dhe kanë dhunuar shtetasin Pjetër Kaçi, 80 vjeç kryefamiljar i familjes Kaçi.

Sipas dëshmive, Martin, Alfred, Petrit dhe Arben Nikolli i kanë zënë rrugën duke i thëne ‘pse na sheh’ dhe pas këtij debati e kanë goditur te moshuarin. Duke parë konfliktin janë afruar djemtë e të moshuarit të cilët gjithashtu janë dhunuar nga ana e familjes Nikolla të cilët të pajisur me shkopinj bejsbolli, armë zjarri e mjete të tjera të forta i kanë goditur dhe dhunuar te gjithë anëtarët e kësaj familjeje.

Madje sipas tyre, Martin Nikolli ka nxjerrë pistoletën duke ia drejtuar familjes Kaçi e me të ka gjuajtur 5 herë në drejtim të tyre.

Si pasojë e dhunës janë plagosur 3 djemtë e familjes Kaçi njeri prej të cilëve ka mare fraktura në kokë ndërsa dy të tjerët janë në gjendje më të mirë.

Policia ka kryer veprimet hetimore në vendngjarje dhe ka shoqëruar personat e përfshirë në konflikt.