Sherr mes dy fiseve në Sukth, rrihen brutalisht me shkopa bejsbolli, shkak rrugica ku kalonin

Shkopat e bejzbollit rikthehen si mjet dhune e po ashtu edhe me pistoleta, këtë radhë e përdorur nga një punonjsë i gardës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e hidrovorit në Hamallaj të fushë krujës ku dy familje janë konfliktuar për rrugën ku duhet të kalojnë të dy palët.

Burimet shprehen se anëtarët e familjes Nikolla janë konfliktuar me komshinjtë e tyre me mbiemrin Kaçi.

Fillimisht debate ka nisur me 80 vjeçarin Pjetër Kaçi kur tre vëllezërit i kanë dalë para e pas përplasjevve me fjalë e kanë goditur.

Kjo ka sjellë dhe përfshirjen e djemve të të moshuarit, ndërsa  Martin, Alfred, Petrit dhe Arben Nikolla kanë përdorur edhe shkopa bejzbolli. Madje një prej tyre nxjerrë pistoletën duke qëlluar pesë herë.

Ky i fundit sipas policisë është identifikuar si Martin Nikolla punonjës i gardës së republikës dhe mësohet se është në grupin e shoqërimit të kryetares së kuvendit. Si pasoje 3 djemtë e familjes Kaçi janë dërguar në spital njëri prej tyre në gjendje më të rëndë.

Por duket se konflikti është bërë edhe më i rëndë pas goditjeve me shkopa bejsbolli ku kanë ndërhyrë edhe persona të tjerë mes tyre edhe gra.

Në polici janë shoqëruar Alfred, Petrit e Arben Nikolli, ndërsa është larguar nga vendi i ngjarjes njëri prej vëllezërve pikërisht efektivi Martin Nikolla.

Rruga për të cilën janë konfliktuar palët mësohet se është shtruar nga vetë banorët rreth 10 vite më parë, por që prej asaj kohe edhe debatet kanë qenë të shpeshta.