E rëndë në Patos, gjendet e vdekur 63 vjeçarja. Trupi kishte filluar të dekompozohej

Në lagjen 1 Maji Bashkia Patos është gjendur e vdekur në banesë shtetasja L.G rreth 63 vjeçe.

Në vendngjarje ndodhet shërbimi Zjarrëfikës dhe grupi hetimor.

Nga era e rëndë dyshohet se kjo shtetase ka ditë që ka ndërruar jetë pasi trupi ishte drejt dekompozimit.