Vrau gruan dhe e hodhi në gropën e ujërave të zeza, 55 vjeçari vetëvritet pas përplasjes me policinë
55 vjeçari Gjergj Mullalli i cili vrau gruan e tij dhe më pas e hodhi në gropën e ujrave të zeza vetëvrarë pas një përplasje me policinë.
Pas disa orë kërkimësh ai u zbulua duke qëndruar në një banesë të braktisur ku edhe është rrethuar.
Thirrjeve të policisë për tu dorëzuar iu përgjigj duke qëlluar me armë ndaj tyre.
Në deklaratën e forcave të rendit thuhet se pas thirrjeve të njëpasnjëshme ai është vetëvrarë.
Ndërsa pranë iu gjet edhe arma me tip kallashnikov me të cilën fillimisht qëlloi mbi gruan.
Ka qenë ora 20 e 40 e së shtunës kur 46 vjeçarja Luiza mullalliun u gjet e pa jetë në gripën e ujrave të zeza pranë banesës. Mësohet se cifti ishte në process divorci dhe viktima ishte pajisur me urdhër mbrojtje që prej muajit nëntor të vitit të kaluar.
Por mbrëmjen e së shtunës familjarët e gruas ngritën pretendime të tjera .
Nuk munguan as akuzat se ai e përndiqte. Të afërmit kanë shtuar se debatet mes tyre ishin të shpeshta ndërsa gjithçka përfundoi në tragjedi.

