Plagosi 33 vjeçarin në Fier, policia në kërkim të mjetit me të cilin besohet se po lëviz Ledion Nebiu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2023, 12:13
Ky është automjeti tip audi ngjyre e zezë me targa angleze në të cilën policia është vënë ndjekje pasi dyshohet se brenda këtij mjeti lëviz Ledion alias Enea Nebiu 30 vjeç.
Ky i fundit ka plagosur me armë zjarri Orges Buzi 33 vjeç mëngjësin e kësaj të diele. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Fier pas një konflikti të çastit.
Kjo foto është marrë nga kamerat e sigurisë për të cilën është shpërndarë në komisariate dhe drejtori vëndorë më qëllim ndalimi e tij.
