FOTO/ U vra nga bashkëshorti dhe u hodh në gropë septike, kjo është 46-vjeçarja, nënë e 3 fëmijëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2023, 09:02
Gruana në foto është Luiza Mullolli, 46-vjeçarja e cila prej kohësh vuante dhunën nga bashkëshorti i saj, Gjergji. Ata ishin në proces divorci dhe gruaja ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje për shkak të dhunës.
Konfliktet mes çiftit, prindër të tre fëmijëve shkuan deri aty derisa ditën e djeshme, 55-vjeçari e vrau gruan me armë zjarri dhe e hodhi në një gropë septike, pranë banesës.
Kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar që edhe pse shkoi deri në dyert e policisë nuk u zgjidh.
Luiza jetonte me djalin, teksa dy vajza i kishte të martuara dhe jetonin në Greqi. Sipas familjarëve, bashkëshorti, i cili është ende në kërkim nga policia kishte tentuar dhe më parë ta mbyste.