E pazakontë! Pole position Ferrari në pistën belge të SPA

E pazakontë! Pole position Ferrari në pistën belge të SPA
Max Verstappen regjistroi kohën më të shpejtë në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Balgjikës por ai që do të niset i pari është Charles Leclerc.

Monegasku i Ferrarit përfitoi nga penalizimi me 6 pozicione i holandezit që kryeson kampionatin botëror.

SPA Frankoshamps është pista e parë ku Leclerc ka arritur të fitojë në Formula 1, ndërsa Verstappen regjistroi kohën mostruoze 1’46”168, tetë të dhjetat më e ulët se ajo e Ferrarit të Leclerc, i cili regjistron pole position nr. 20 të karrierës së tij në garat e shpejtësisë.

Gjithsesi, ndryshimi i kambios nga ana e Max i kushtoi atij 5 pozicione dhe në këtë mënyrë ai do të niset nga vendi i gjashtë por nuk ka vend për alarm pasi edhe sezonin e kaluar Verstappen u nis nga vendi i 14 dhe në fund arriti ta mbyllte garën i pari me Red Bull-in e tij të pakapshëm.   

E pazakontë! Pole position Ferrari në pistën belge të SPA