Horror ne Porto Riko, boksieri olimpik rrëmbeu dhe vrau të fejuarën shtatzanë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Korrik 2023, 11:38

Keishla Rodriguez u ekzekutua nga i fejuari i saj në vitin 2021 dhe vetëm sot shpirti i saj mund të prehet i qetë. Rrëmbyesi dhe vrasësi i saj, ish i fejuari Felix Verdejo është shpallur fajtor për krimin monstruoz.

Ish-boksieri olimpik, pasi e rrëmbeu, e drogoi dhe e më pas e dhunoi dhe e hodhi pa ndjenja në një liqen në zonën e San Juan.

Sipas gjykatës, Verdejo e kreu krimin pasi ishte në presion të madh për shkak të shtatzanisë së të fejuarës, duke i kërkuar asaj ta abortonte por Rodriguez nuk pranoi dhe ai kreu krimin monstruoz.

Për këtë krim, ish pjesëmarrësi në Olimpiadën 2012 me flamurin e Porto Rikos, do të dënohet me burgim të përjetshëm.