Hotel me qera në Tiranë? Më mirë me 1700 euro në muaj në stadiumin e Strakoshës në Londër
Në një kohë që në kryeqytetin tonë, Tiranë, qeratë mujore në zemër të qytetit mund të shkojnë pa frikë edhe deri në 2000 euro, në një nga zonat më të preferuara të Londrës dhe për më tepër me një pamje mahnitëse, nuk paguan më shumë se 1500 pound.
Shikoni pak këtë dhomë hoteli me një pamje mahnitëse nga “Gtech Community Stadium” i Brentford FC. Çmim mëse normal nëse llogaritet që rezidentët në kompleks kanë akses edhe ne palestër, restorante dhe tarracën fantastike që bie pikërisht mbi çatinë e stadiumit të Londrës Perendimore.

Brentford është pjesë e Premier League në Angli dhe kjo e bën edhe më të çmuar abonimin mujor në këtë hotel ku banorët mund te ndjekin falas edhe ndeshjet e shtëpisë së skuadrës ku bën pjesë portieri i Kombëtares Shqiptare, Thomas Strakosha.


