Komisioni i Etikës në PD shfuqizoi vendimin e tij, Bardhi: Ua detyron halli se karrigia s’është justifikim!

Sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi ka rikonfirmuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së edhe pse Komisioni i Etikës e shfuqizoi vendimin e tij.

Përmes një statusi në rrjetin e tij social Twitter, Bardhi ka thënë se kjo gënjeshtër publike nga Kryesia nuk vjen vetëm për një karrige (post) brenda selisë blu, po për hallet personale të Lulzim Bashës.

"Me 300 veta deshmitarë dhe që kanë votuar, me median që ka pasqyruar faktin dhe përsëri marrin guximin të vetposhtërohen deri në diskretitim, duke gënjyer publikisht.

Këtë të detyron një hall i madh ta bësh, sepse karrigia nuk mund të jetë justifikim! Dhe ndërkohë kërkojnë tu besosh qeverisjen e jetës dhe fatit të qytetarëve shqiptarë. Nesër në orën 19:00 mblidhet Këshilli Kombëtar i PD, edhe si nevojë për të ndalur këtë turp!”- shkroi Bardhi.